Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami të hënën më 27.12.2021 do të organizoj debat publik për buxhetin e vitit 2022 duke filluar ngavora 13
Ndryshe një debat i tillë ndodhë për herë të parë që në mënyrë transparente të sillen vendime të rëndësishme për qytetin.
Kryetari i komunës së Tetovës përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar;
“Me qëllim të maksimizimit të transparencës për disponueshmërinë publike, Komuna e Tetovës organizon debat publik për buxhetin e vitit 2022. Debati organizohet në Sallën e Këshillit të Komunës së Tetovës, me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në përpilimin e buxhetit të vitit 2022.
Ftohen të gjithë qytetarët, shoqëritë civile, shoqatat, organizatat jo qeveritare dhe të gjithë të interesuarit të shprehin publikisht qëndrimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre në lidhje me buxhetin për vitin 2022.
Gjithmonë do të jemi të hapur për dialog konstruktiv dhe zgjidhje të përbashkëta. Të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e argumentuara do të merren parasysh për vlerësim të mëtejshëm” ka shkruar Bilall Kasami.