Dje, 30 qershor, kryetari i PDSH-së zhvilloi takime në disa fshatra të Komunës së Zhelinës dhe një nëndegë të Tetovës.
Video link:https://youtu.be/Mb_WXwe2–I
Menduh Thaçi në Çiflik – Komuna e Zhelinës
“Në parlament PDSH do të propozojë sjelljen e një ligji që obligon firmat të respektojnë proporcionalitetin e grupeve etnike.”
“Dita e zgjedhjeve është ditë e sigurtë në raport me virusin për shkak se do të respektohet protokoli. Gjithçka që duhet është një maskë dhe një stilograf. Këtë radhë sa do të hapni fletën do të gjeni PDSH-në të parën.”
“PDSH do të angazhohet të sjellë një ligj që obligon firmat të respektojnë proporcionalitetin e grupeve etnike.”Menduh Thaçi në Çarshinë e Epërme – Tetovë.“Vauçerët që jepen tani nuk janë ndihmë reale për qytetarët. RMV duhet të marrë borxh nga institucionet ndërkombëtare në mënyrë që të sanojë dëmet nga pandemia. Ky është një borxh produktiv sepse do të rimëkëmbë ekonominë. PDSH do ta bëjë këtë.”