4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKryetari i NEW YORK -ut Cuomo: Vdekshmëria nga koronavirusi është më e...

Kryetari i NEW YORK -ut Cuomo: Vdekshmëria nga koronavirusi është më e ulët se sa mendohej më parë (VIDEO)

Sipas rezultateve paraprake nga testimi i antitrupave, rreth 2.7 milion njerëz në New York ishin të infektuar me koronavirus, tha guvernatori i shtetit amerikan Andrew Cuomo.

Rezultatet e një testimi të rastit në Nju Jork treguan se rreth 13.9 përqind e 3,000 qytetarëve janë shëruar nga virusi, tha Kuomo në një konferencë shtypi.

Edhe pse guvernatori paralajmëroi se rezultatet ishin preliminare dhe dalin të ndryshme nga rrethi në rreth, si dhe nga shteti në shtet, ai prapë arriti të vinte në dyshim aspektin e virusit si një “dënim me vdekje për Nju Jorkun”.

Shifrat e reja tregojnë se, duke pasur parasysh numrin e njerëzve që kanë “kaluar virusin në këmbë”, shkalla e vdekjes në atë shtet federal është rreth 0.5 përqind, që është dukshëm më e ulët nga sa besohej më parë.

New York është epiqendra e epidemisë në Shtetet e Bashkuara dhe u prek më shumë nga infeksioni për shkak të densitetit të lartë të popullsisë.

Sidoqoftë, edhe në një qytet ku 21.2 përqind e popullsisë është pozitive për antitrupat covid-19 (1.77 milion njerëz), ka 15,000 viktima, një normë vdekshmërie prej 0.8.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments