Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar festën e flamurit.
Urime 28 Nëntori, dita kur shqiptarët nga të gjitha trojet u bashkuan rreth Flamurit kombëtar dhe shpallën ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditë e cila solli rrezet e unitetit kombëtar.
Urojmë që shqiptarët gjithnjë t’i tubojë drita e kësaj dite historike, sepse vetëm ashtu përmbushim amanetin e të parëve tanë që një ditë të jemi të bashkuar si më parë.
Gëzuar, për shumë vite dhe Zoti e bekofte Flamurin dhe popullin tonë fisnik.