22.7 C
Tetovo
E shtunë, 9 Gusht, 2025
BallinaLajmeKryetari i Kuvendit Afrim Gashi shpalli zgjedhjet lokale më 19 tetor! Rrethi...

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi shpalli zgjedhjet lokale më 19 tetor! Rrethi i dytë do të mbahet më 2 nëntor në komunat ku është i nevojshëm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, shpalli zyrtarisht zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 19 tetor.“Në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, legjislacionin në fuqi, si dhe në ushtrim të kompetencave të mia si Kryetar i Kuvendit, kam nderin dhe përgjegjësinë institucionale t’ju njoftoj se sot, zyrtarisht, e nënshkrova Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor 2025”, deklaroi Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit.

Gashi gjithashtu njoftoi se fushata zgjedhore fillon njëzet ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi do të vazhdojë funksionimin e tij të rregullt administrativ, por nuk do të mbajë seanca plenare. Sipas Gashit ky vendim synon të shmangë keqpërdorimin e foltores parlamentare për qëllime elektorale dhe t’u japë deputetëve mundësinë të përkushtohen plotësisht ndaj komunikimit me qytetarët.“Si Kryetar i Kuvendit, jam i vetëdijshëm për rëndësinë e rolit unifikues që më është besuar, si dhe përgjegjësinë që kam për të garantuar integritetin dhe paanshmërinë e institucioneve tona. Prandaj, bëj një thirrje të qartë dhe të sinqertë për të gjitha forcat politike, kandidatët dhe strukturat përkatëse që të tregojnë nivel të lartë të kulturës politike”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Ndryshe me shpalljen e zgjedhjeve fillojnë të rrjedhin afatet për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe sipas kalendarit që duhet ta miratojë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Rrethi i parë i zgjedhjeve për kryetar komune dhe anëtarë të këshillave të 80 komunave dhe Qytetit të Shkupit do të mbahet më 19 tetor. Rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune duhet të mbahet më 2 nëntor, në njësitë e vetëqeverisjes lokale ku zgjedhjet nuk do të përfundojnë në rrethin e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments