9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryetari i Komunës- Tetovë / Ndërpriten punimet në rrugën Strasho Pinxhur, shkaku...

Kryetari i Komunës- Tetovë / Ndërpriten punimet në rrugën Strasho Pinxhur, shkaku i reagimeve dhe mosmarrëveshjeve të krijuara nga këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”.

Komuna e Tetovës informon qytetarët, pronarët e lokaleve që gjenden në rrugën “Strasho Pinxhur” dhe të gjithë qytetarët e fshatrave të cilët kalojnë përmes kësaj rruge, nga dita e sotme do të ndërpriten punimet e filluara ditën e djeshme për shkak të reagimeve dhe mosmarrëveshjeve të krijuara nga këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ishte i pranishëm në vendngjarje gjatë fillimit të punimeve ku para qytetarëve dhe gazetarëve potencoi se kjo rrugë do të bëhet konform të gjitha standarteve duke përfshi edhe kanalizimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimin fekal dhe atmosferik dhe për këtë është shumë e qartë se duhet të bëhej edhe pastrimi i terrenit respektivisht largimi i drunjve të vjetër dhe zëvendësimi me drunj të ri. Komuna do të pres sqarim nga këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”, ne lidhje me reagimet e tyre dhe cili është propozimi për të vazhduar me punë. Tashmë dihet se kjo rrugë pothuajse më shumë se një vit është e pakalueshme dhe humbjet më të mëdha i kanë ndjerë bizneset që operojnë në këtë pjesë të qytetit dhe banorët që qarkullojnë në këtë aks rrugor.
Të gjithe e kuptojmë rëndësinë e ambientit dhe për këtë shkak Ne pohuam se do të mbjellen pemë të reja. Kërkojmë falje dhe mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjen e punimeve, por u garantojmë se pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve punimet do të fillojnë ashtu siç janë planifikuar.
Me respekt,Zyra për Komunikim dhe Marrëdhënie me PublikunKomuna e Tetovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments