Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka vizituar NJTKZ ku është njoftuar nga afër me gjendjen në këtë njësi e cila mbulon disa komuna të pollogut, si komunën e Bogovinës, Bervenicës, Jegunovcës, Tearcës dhe Zhelinës ndërsa harxhimet mbarten nga komuna e Tetovës
“Sot, qëndrova për vizitë në Njësinë Zjarrëfikëse Territoriale të Tetovës ku u mirëprita nga Uka Aliti. Nga afër u njoftova me kushtet që ka ky stacion njëherit u zotova se do të ndërmarrim hapa të nevojshëm drejt përmirësimit të kushteve për ta, rritjen e kapaciteteve njerëzore, makinerive dhe ndërtimin e disa stacioneve tjera.Kujdesi jonë ndaj gjithësecilit do të jetë primar” ka shkruar kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.