2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeKryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski kërkoi nga kryeministri Kovaçevski ta...

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski kërkoi nga kryeministri Kovaçevski ta shkarkojë ministrin Bujar Osmani.

Ish-funksionari i LSDM-së, Maksim Dimitrievski vizitën e krerëve shtetërorë bullgarë në Manastir e vlerësoi si provokuese dhe ofenduese.

“Kërkoj nga kryeministri Kovaçevski që në mënyrë serioze ta hulumtojë çështjen me ministrin Osmani dhe të ndërmerr masa për shkarkimin e tij”, tha Dimitrievski duke shtuar se menjëherë Kovaçevski duhet të japë deklaratë ku dënohen veprimet e krerëve shtetërorë bullgarë.

Dimitrievski kërkoi nga kryeministri bullgar të kërkojë falje ndaj popullit maqedonas dhe të dënojë fashizmit, ndërsa shteti i Maqedonisë ka qenë gjithmonë në anën e vërtetë të historisisë./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments