Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi nga Tearca tha se banorët e kësaj komune e kanë një mundësi të rrallë për të votuar një kandidat i cili i plotëson të gjitha kushtet për t’i prirë komunës.
Ibrahimi tha se Dauti nuk ka asnjë aferë korrupsioni.
“Risi është në këto zgjedhje është se pushteti nuk vlen me fjalë bosh dhe premtime të zbrazëta, por vijmë duke dëshmuar se pushteti qendror është në shërbim të pushteti lokal”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi lidhur me çështjen e kthimit të botës serbe.
“Cili lider e ka takuar Vuçiqin. Për të vetmin se ka shprehur brengë se po e humb pushtetin Vuçiqi është Ali Ahmeti. Andaj Ballkanin e Hapur dhe Vuçiqin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm tek Ali Ahmeti”, tha në fjalimin e tij Ibrahimi, raporton Alfax.mk