28.3 C
Tetovo
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
BallinaLajmeKryetari i Alternativës , Zeqirija Ibrahimi-e përkujton BDI: Ata luanin futboll në...

Kryetari i Alternativës , Zeqirija Ibrahimi-e përkujton BDI: Ata luanin futboll në zyra, ndërsa populli vuante – Episodi i fundit i serialit “Mashtrimi” përfundon në tetor

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj BDI-së opozitare, duke e akuzuar për mashtrime të njëpasnjëshme ndaj qytetarëve.

“Atëherë kur talleshin me qytetarët dhe luanin futboll e basketboll në zyra, thoshin se kanë përfunduar çështjet etnike dhe prandaj e shpikën fushatën e blertë – ta bëjnë botën jeshile. Kur u zunë ngushtë se po humbnin nga VLEN-i në zgjedhjet e vitit të kaluar, e shpikën koalicionin multietnik, në mënyrë që të shpëtojnë”, shkruan Ibrahimi.

Ai shton se pas keqpërdorimit të myslimanëve (turqve, romëve dhe boshnjakëve) BDI sërish është kthyer te retorika etnike.

“Tash përsëri kthehen te kampi etnik, te UÇK-ja, te ‘çizmet në tavan’, te malet e kodrat, madje duke u krekosur se mos me qenë ata, për shqiptarët nuk lind as dielli”, theksoi Ibrahimi.

Në fund, ai paralajmëroi se kjo qasje politike është në fundin e saj:
“Sidoqoftë, mos u mërzitni. Ky është episodi i fundit i serialit të gjatë ‘Mashtrimi’, që përfundon në tetor të këtij viti. Pas asaj shumë prej tyre do të kenë kohë ta lexojnë ‘Bisedë mes hekurash’ të Ismail Kadaresë (ta kishin lexuar me kohë, nuk do i bënin këto akrobacione)”, përfundoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments