1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryetari Akademisë së Maqedonisë Kocarev : Partitë shqiptare s’kanë qasje demokratike.Shtetin...

Kryetari Akademisë së Maqedonisë Kocarev : Partitë shqiptare s’kanë qasje demokratike.Shtetin e udhëheqin servilët dhe injorantët.

Vetëm njerëzit e pangopur që gabimisht e quajnë veten politikanë janë të verbër dhe të shurdhër ndaj gjenocidit kulturor kundër maqedonasve tha në fjalimin e tij kryetarit të AShAM-së, Ljupço Kocarev.Nuk do të ketë prosperitet në vend, nëse vendi vazhdon të udhëhiqet nga servilë, përfitues, manipulues dhe injorantë që e quajnë veten politikanë, tha kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, akademik Ljupço Kocarev, në fjalimin me rastin e Festimi i Ditës së Akademisë. Ai i porositi politikanët, siç tha, pa integritet, servilë dhe që “u ka hyrë vetja në qejf”, që të mos angazhohen më në politikë dhe ttu japin një mundësi njerëzve që vërtet duan të punojnë në interes të vendit.

Kocarev gjithashtu shtoi se të gjitha përpjekjet e multikulturalizmit për të kapërcyer nacionalizmin janë të kota dhe se cështja shqiptare po përdoret me mjeshtri nga partitë shqiptare.

“Derisa kauza maqedonase dhe lufta për ekzistencën e identitetit, popullit dhe gjuhës maqedonase shpallet menjëherë si nacionalizëm, partitë shqiptare me mjeshtëri e përdorin çështjen shqiptare. Maqedonia nuk mund të mbijetojë nëse për partitë shqiptare de fakto ka vetëm dy rezultate të negociatave për formimin ose mbijetesën e qeverisë: ose do të jetë ajo që ata kërkojnë ose qeveria nuk do të formohet ose s’do të mbijetojë. Nuk është një qasje demokratike, por fatkeqësisht edhe një herë për këtë fajin e kanë vetëm maqedonasit e pandershëm, fitimprurës, pushtetdashës dhe servilë, të cilët gabimisht e quajnë veten politikanë” – deklaroi Ljupço Kocarev – kryetar i ASHAM-së

Në fjalimin e tij Kotsarev shtoi se akademia sot është vetëm një pasqyrë e asaj që po ndodh në arsim, shkencë dhe art, prandaj është një institucion krejtësisht i margjinalizuar, i arritur në kufijtë e mbijetesës, me punonjës të pamjaftueshëm në postet kyçe në Akademi të nevojshme për veprim të qetë institucional në zone, të veprimtarisë administrative dhe me punonjës që kanë pagat më të ulëta në krahasim me të gjithë punonjësit e tjerë në institucionet publike në vend.

“Në Maqedoni për shumë vite çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e tigjit janë objekt i interpretimit potitik dhe marrëveshjeve politike. Shembult i tillë ishte regjistrimi i poputtsisë i kryer së fundi si shembult i praktikës së zgjidhjes së gabuar të problemeve apo krijimit të tyre duke e përfshirë popultsinë jorezidente gjatë krijimit të politikës së zhvittimit të vendit. Një praktikë vendimtare për të ardhmen e vendit. Le të ndatet një herë e përgjithmonë.”- dektaroi Ljupço Kocarev, Kryetar i Asham-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments