5.7 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeKryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet...

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

Kryesia Qendrore e BDI-së ka mbajtur mbledhjen e radhës në selinë në Reçicë të vogël ku edhe ka diskutuar për zhvillimet politike ne vend dhe ka vendosur unanimisht që për kryeministër të nominohet, kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në diskutimin për zgjedhjet e dyfishta që pritet të mbahen, kryesia gjithashtu ka vendosur që pozitën e shefit të shtabit t’ia besojë, Fatmir Besimit, që ka qenë në këtë pozitë tre ciklet e fundit zgjedhore.

Në këtë mbledhje kryesia ka vendosur që të gjitha kompetencat për koalicionimet dhe bashkëpunimet që pritet të bëhen në zgjedhjet parlamentare po edhe ato presidenciale t’ia delegojë, kryetarit të partisë, z.Ali Ahmeti.

Kujtojmë, zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare do të mbahen më 24 prill, respektivisht 8 maj 2024, kurse kryeministri shqiptar, z.Talat Xhaferi mandatin do ta marrë më 28 janar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments