6.7 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKryeministrja e Danimarkës pritet me ceremoni zyrtare në Tiranë.Zgjedhjet, Rama: Sikur të...

Kryeministrja e Danimarkës pritet me ceremoni zyrtare në Tiranë.Zgjedhjet, Rama: Sikur të ishim si Danimarka

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen nisi sot një vizitë zyrtare në vendin tonë, me ftesë të Kryeministrit Edi Rama.

Ceremoniali i mirëseardhjes u zhvillua në Kryeministri, ku kryeministrja Frederiksen u prit me ceremoni shtetërore.

Pas himneve, të dy kryeministrat kanë ecur në tapetin e kuq, ku u përshëndetën me delegacionet, për t’iu drejtuar më pas zyrës së kryeministrit Rama.

Kur sot është afati i fundit i regjistrimit të partive politike në zgjedhjet vendore të 14 majit, Kryeministri Edi Rama përjashton mundësinë e skenarit të ‘bojkotit’ të zgjedhjeve vendore të 2019.

Në konferencën për median krah kryeministres së Danikarës, kryeministri Edi Rama pyetjes së gazetares nëse ishte i shqetësuar për faktin që partia më e madhe e opozitës rrezikon të mos hyjë në zgjedhje dhe a është i shqetësuar për pluralizmin politik në vendin tonë iu përgjigj

“Mua nuk më rezulton që do ketë ndonjë parti që nuk do hyjë në zgjedhje, më rezulton e kundërta; të gjithë do hyjnë dhe do hyjnë si Çeço sepse në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo për tjetrin, hyhet për qytetarët dhe sa i përket pastaj krahasimit me Danimarkës, sigurisht do ishte vërtetë një mrekulli sikur ne të ishim sot si Danimarka dhe të kishim sot gjithçka ka Danimarka, por për këtë ëndërr realitet, do duhet të marrim në konsideratë që t’i bëjmë të gjithë hapat e nevojshëm, sado të dhimbshëm që të jenë dhe që në raport me rregullat e demokracisë dhe bashkëjetesës demokratike, të sillemi në mënyrë korrekte që të gjithë, gjë që unë e bëj dhe ne e bëjmë. Pastaj, secili nga të tjerët e vlerëson vetë, por unë nuk përgjigjem për çështje të brendshme përsëri” tha Rama për gazetarët.

Rama nuk pranoi të komentojë situatën absurd brenda demokratëve ku si Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe Partia Demokratike e Sali Berishës dorëzuan dokumentet në KQZ duke pretenduar secila palë, se I takon asaj të regjistrohet për zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë apo nuk ndaj në konferenca që janë marrëdhëniet e jashtme problemet e brendshme të Shqipërisë” tha Rama duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve shqiptarë. 

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është kryeministrja e parë daneze që viziton Shqipërinë. Pas takimit kokë me kokë mes tyre, si dhe takimit mes dy delegacioneve, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen dhanë konferencën e përbashkët për shtyp. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments