Pa saktësuar me emra konkretë të deputetëve, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi zgjerimin e shumicës parlamentare, për 3 deri në gjashtë deputetë, duke nënvizuar se në periudhën në vazhdim, koalicionit qeverisës do t’i bashkangjiten nga 3 deri në 6 deputetë.
“Unë ju them se si duket e kanë mizën ndër kësulë.. Unë paralajmëroj se në periudhën në vijim mes 3 dhe 6 deputetë do të vijnë që ta mbështesin këtë shumicë për shkak të politikave tona.” tha Kryeministri Zoran Zaev
Paralajmërimi I tillë vjen pas deklaratës së mbrëmshme të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, I cili ka thënë se ka deputetë nga koalicioni i LSDM-së, të cilët po bisedojnë për shumicë të re parlamentare. Nikolloski ka theksuar se ata deputetë nuk janë të përkatësisë etnike shqiptare.
“Për pjesën e komentit të përfaqësuesit të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, se deputetët e partive më të vogla të koalicionit ‘Mundemi’ ofrohen që të ndryshojnë anë dhe të kalojnë tek VMRO-DPMNE. shtoi Zaev
Ndryshe, Ministri i Bujqësisë nga rradhët Lëvizjes BESA, pjesë e koalicionit qeverisës për TV 21, ka deklaruar se partia e tij nuk ka asgjë kundër që Alternativa të bëhet pjesë e qeverisë. Nga kjo e fundit, po njoftojnë për reforma brenda partisë, por nuk ka asnjë informacion nëse po zhvillohen bisedime për kyçje në qeveri.