10.4 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Mars, 2025
BallinaLajme“Kryeministri urdhëron arrestime para kamerave, jo për drejtësi por për të fshehur...

“Kryeministri urdhëron arrestime para kamerave, jo për drejtësi por për të fshehur të vërtetën” – BDI: Institucionet e kanë ditur se çfarë po ndodhte, por kanë heshtur

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, Institucionet e vendit e kanë ditur se si ka funksionuar diskoteka “Puls” në Koçan, por kanë heshtur, ndërkohë që tha se institucionet nuk përballen me mënyrën se si ka funksionuar lokali, por arrestohen ish-ministrin që nuk ka pasur kompetenca prej kohësh. Ndërsa për kryeministrin, BDI tha se për të fshehur të vërtetën, urdhëron arrestime para kamerave dhe kërcënon në mënyrë vulgare.

“Në vend që të përballet me pyetje se si objekti ka funksionuar për një vit të tërë, me licencë të falsifikuar, mbushur me të mitur, me piroteknikë dhe pa leje, pushteti arreston një ish-ministër i cili nuk ka  pasur kompetenca prej kohësh, vetëm sepse nuk është i tyre. Në një shtet ku e gjithë  shoqëria është në zi, kryeministri në skenë publike demonstron kërcënime vulgare, tërheqje për veshi dhe urdhëron arrestime para kamerave, jo për drejtësi por për të fshehur të vërtetën. Gjithnjë e më qarët bëhet se, institucionet kanë heshtur për një vit të tërë edhe pse e dinin se çfarë po ndodhte”, thotë BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments