7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryeministri Spasovski kërkon që të rishqyrtohet vendimi për hapjen e xhamive

Kryeministri Spasovski kërkon që të rishqyrtohet vendimi për hapjen e xhamive

Oliver Spasovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka kërkuar që BFI ta shqyrtojë vendimin për hapjen e xhamive.

“Apeloj ta shqyrtojnë vendimin e marrë, gjegjësisht vendimin për hapjen e objekteve fetare, gjithashtu kërkoj që edhe Kisha Ortodokse Maqedonase të sillet seriozisht sepse ka bërë një sërë lëshimesh gjatë periudhës paraprake”, tha Spasovski.

Ndryshe, BFI-ja ka sjellë vendim që nga data 12 të këtij muaji të i hap xhamitë për të kryer obligimet fetare kolektive. Një njoftimin e BFI-së, thuhet se, prej ditëve të para të paraqitjes së pandemisë Covid19, duke pasur për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si dhe duke marrë parasysh rekomandimet dhe sugjerimet e organeve shëndetësore shtetërore, e duke u mbështetur mbi parimet themelore islame, vendosën për pezullimin faljes të namazit në mënyrë kolektive në xhami.

Kërkesë të njejtë ka parashtruar dje edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments