7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryeministri Spasovski ka një lajm të mirë për hapjen e kufijve

Kryeministri Spasovski ka një lajm të mirë për hapjen e kufijve

Qeveria i ka dhënë udhëzime Komisionit për sëmundje ngjitëse që të rishikohet edhe çështja për hapjen e kufijve, ka deklaruar sot kryeministri Oliver Spasovski në Kumanovë pas përfundimit të takimit koordinues të kandidatëve për deputetë në Njësinë zgjedhore 2 të koalicionit të udhëhequr nga LSDM.

“Qeveria i ka dhënë udhëzime Komisionit për sëmundje ngjitëse që të rishikohet edhe çështja për hapjen e kufijve bashkë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të jashtme që të koordinohemi edhe me shtetet fqinje dhe shtetet nga rajoni dhe më gjerë

Në bazë të kësaj do të sjellim edhe vendimet. Unë pres se do të sjellim ata vendim shumë shpejt dhe do të mund të kemi lëvizje të lirë nëpër kufij”, ka deklaruar Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria e shqyrton mundësinë e hapjes së kufijve.

Ai ka shtuar se jeta patjetër të kthehet në normalitet dhe të mësohemi të jetojmë me virusin siç janë supozimet e të gjithëve dhe OBSH- së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments