6.2 C
Tetovo
E premte, 31 Janar, 2025
BallinaLajmeKryeministri shqiptar/ Ali Ahmeti porosi opozitarëve: Burrërore është të thoni që s’keni...

Kryeministri shqiptar/ Ali Ahmeti porosi opozitarëve: Burrërore është të thoni që s’keni besuar

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka marrë pjesë në organizimin e degës së Çairit dhe diskutimet e kësaj dege me aktivistët dhe mbështetësit e sajë.

Në një nga takimet me strukturat, Ahmeti lëshoi një porosi për oponentët të cilët kanë filluar ta “përgojojnë” dhe sulmojnë lidhur me kryeministrin shqiptarë që pritet të emrohet nga 28-29 janari.

Sipas Ahmetit, është më burrërore që opozitarët të thonë se s’kanë besuar se sa ta sulmojnë.

“Më thoni kur e kam keq, a pse u hap universiteti në Shkup në gjuhën shqipe, apo pse u bë kryeministri shqiptar, shkaku nuk besojmë dhe tani kanë filluar të thonë po po kryeministër por teknik, tre ditë ka qenë republika e Krushevës, sot e njëzet vite kanë ngelur njësoj. Pse nuk bëhen burra dhe të thonë se skemi besuar, kjo është më burrëri kjo më shumë vlerësohet po jo të bëhen dhjetra arsyetime”, deklaroi Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments