2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryeministri serb Millosh Vuçeviq nesër do ta vizitojë Shkupin

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq nesër do ta vizitojë Shkupin

Kryeministri i Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq, nesër me një delegacion qeveritar do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të ketë takim me kryeministrin Hristijan Mickovski dhe do të nënshkruhet memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e gazit. Sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, kryeministri serb do të pritet në orën 10:00 para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa do të ketë takim kokë më kokë me kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Pas takimit të dy kryeministrave është planifikuar takimi i delegacioneve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë. Më pas do të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në fushën e gazit ndërmjet Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës së Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Parashikohen edhe deklarata për media nga kryeministrat Vuçeviq dhe Mickoski. Siç njofton Qeveria e Serbisë, në takim do të marrin pjesë përfaqësues të shoqatave serbe, shoqatave kulturore dhe artistike, partive politike, si dhe kompanive serbe që operojnë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa fjalim do të mbajë kryeministri serb Vuçeviq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments