7.8 C
Tetovo
E premte, 28 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKryeministri pretendon se në Ilovica nuk do të ketë minierë

Kryeministri pretendon se në Ilovica nuk do të ketë minierë

Kovaçevski tha sot se në Strumiçko nuk do të ketë miniera. Në seancën e ardhshme të qeverisë, Ministria e Ekonomisë do të prezantojë sërish të gjithë dokumentacionin për çështjen, pasi dje u bë e ditur se Bekteshi mashtroi ministrat duke u thënë se Gjykata Administrative ka marrë vendim për shkrirjen e koncesioneve.“Në seancën e ardhshme të Qeverisë, Ministria e Ekonomisë me të gjitha dokumentet e vitit 2012 do t’i informojë të gjithë ministrat për procedurën e mëtutjeshme. Megjithatë, qëndrimi i LSDM-së është i qartë se nuk mund të ketë minierë nëse nuk e dëshirojnë qytetarët e rajonit. Kjo Qeveri vepron vetëm në interes të qytetarëve, për t’i mbrojtur nga dëmet e mundshme të mëdha”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për promovimin e sistemit të përbashkët elektronik për mbledhjen e tarifave me Serbinë.

Fajtor për situatën, sipas Kovaçevskit, është VMRO-DPMNE sepse në vitin 2016 i dhanë koncesionet investitorit të huaj për hapjen e tyre. Ai tha se lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk ka të drejtë të flasë për minierat kur ishte partia e tij ajo që i dha koncesionet, por atëherë askush nuk u lejua të flasë e të shkruajë për këtë, e as të organizojë protesta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments