Kryeministri polak tha se kishte frikë nga një sulm rus ndaj vendit të tij, Finlandës apo shteteve baltike dhe i bëri thirrje Evropës të dyfishojë shpenzimet e saj të mbrojtjes pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.përcjell denesen.mk
Putin “dëshiron të zhvillojë politikën e tij agresive, pushtimin e tij”, tha Mateusz Morawiecki për të përditshmen franceze Ouest-France.
Filloi në Gjeorgji, tani në Ukrainë”, shtoi ai.
“Objektivi tjetër mund të jenë vendet baltike, Polonia, Finlanda apo vende të tjera në krahun lindor”.
Moravjecki tha se “kemi nevojë për një ushtri të fortë evropiane”.