Kryeministri kanadez Mark Carney konfirmoi se do të udhëtojë për në Uashington të martën e ardhshme për takimin e tij të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump.Në krye të axhendës së tij janë tarifat tregtare dhe natyra e përgjithshme e marrëdhënieve dypalëshe.
“Qëllimi im ka qenë gjithmonë t’i ngre këto çështje drejtpërdrejt”, tha Carney, duke theksuar se ai kërkon të diskutojë si çështjet urgjente të tarifave, ashtu edhe drejtimin afatgjatë të marrëdhënieve Kanada-SHBA.
Kur një gazetar e pyeti nëse Presidenti Trump nënkuptoi, gjatë telefonatës së tyre të fundit, se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara – një koment që Trump e ka bërë vazhdimisht publikisht në muajt e fundit – Carney u përgjigj kategorikisht:”Jo, ai nuk e tha këtë .”
Kur u pyet nëse mendon se administrata Trump po tregonte respekt ndaj Kanadasë, Carney u përgjigj me kuptim: “Ne gjithmonë duhet të bëjmë dallimin midis dëshirës dhe realitetit “.
“Mundësia që Kanadaja të bëhet shtet i Shteteve të Bashkuara nuk do të ndodhë kurrë”, theksoi kryeministri kanadez.
“Do të luftoj për marrëveshjen më të mirë për Kanadanë.”
Carney pranoi se takimi i tij me Trump nuk do të jetë i lehtë.
“Nuk pretendoj se bisedimet do të jenë të lehta… Do të luftoj për marrëveshjen më të mirë të mundshme për Kanadanë”, tha ai.