4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKryeministri japonez shkarkon të birin nga detyra si sekretar politik

Kryeministri japonez shkarkon të birin nga detyra si sekretar politik

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha të hënën se do të largonte djalin e tij nga posti i sekretarit për shkak të “sjelljes së papërshtatshme” në rezidencën zyrtare. Vendimi vjen pas një raportimi javën e kaluar se Sotaro Kishida kishte ftuar miqtë në rezidencën zyrtare të kreut të qeverisë për një festë vitin e kaluar, me fotot e disave që pretendonin të mbanin një konferencë shtypi dhe një të ftuari të shtrirë në një shkallë me tapet të kuq.

“Sjellja e tij vitin e kaluar në publik ishte e papërshtatshme për një sekretar politik dhe ne kemi vendosur ta zëvendësojmë atë”, u tha gazetarëve Fumio Kishida, duke sqaruar se djali i tij do të largohej më 1 qershor. Fumio Kishida e qortoi djalin e tij 32-vjeçar, por kritikat e opozitës u intensifikuan, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Kryeministri ishte përballur tashmë me kritika për qëndrimin e djalit të tij, i cili përdorte makina zyrtare gjatë udhëtimeve në Evropë për të blerë suvenire për ministrat./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments