Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gar Stere, u bëri thirrje të gjitha vendeve në Botë që të mbajnë më shumë qëndrim pro-Gazës dhe kundër Izraelit.
Stere tha se në Gaza nuk është një situatë komplekse humanitare, por sipas tij, është një katastrofë me përgjegjës Izraelin.
“Nuk mendoj se po bëjmë gjithçka që mundemi, pasi ajo që po ndodh (atje) i tejkalon plotësisht të gjitha rregullat dhe standardet e pranuara. Nuk është thjesht një situatë komplekse humanitare. Është një katastrofë dhe është një zëvendësim i popullsisë. Lista e shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve ndërkombëtare është jashtëzakonisht e gjatë“, tha Jonas Gar Stere.
Stere shtoi se Izraeli ka injoruar apelin nga ndërkombëtarët, dhe sipas tij, ka vrarë qëllimisht civilë.
“Çdo mesazh, çdo telefonatë, çdo apel për të marrë në konsideratë shqetësimet humanitare, për të respektuar ligjin humanitar, u injorua nga Izraeli, dhe ajo që po shohim sot, para syve tanë, është ndoshta sulmi më i keq nga pikëpamja humanitare kundër civilëve, civilëve të pafajshëm dhe njerëzve shumë të prekshëm” shtoi Stere. Syri.net-CNN.gr.