Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka bërë pak shaka me emrin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Pasi ai dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, e takuan kryeministrin Albin Kurti, ata thanë se zgjidhja për tensionet është zbatimi i udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dhe duke folur për këtë, Betteli u ndal te mbiemri i të dërguarit evropian.
“Është një udhërrëfyes nga BE-ja… nga… Lik… Laj.. Laçak, nga Lajçak – oh, e dini për kë a kam fjalën (qesh) – dhe Borrelli, dhe këta janë për ne hapa të rëndësishëm për të vazhduar”, tha Betteli.
Ai tha se i kanë thënë kryeministrit të Kosovës se “nuk jemi këtu për të gjykuar”, por “jemi këtu për të ndihmuar”.