Dëshiroj të sqaroj se Bullgaria i ka tri kërkesa të qarta për çështjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Respektimin e pozitës kornizë që e miratoi Parlamenti bullgar, përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut që të mbrohen të drejtat e tyre dhe tre të zbatohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë, deklaroi kryeministri bullgar, Kirill Petkov pas takimit me eurokomisarin për Zgjerim, Oliver Varheji.
“Thjeshtë dhe qartë. Këto ishin bisedat tona me eurokomisarin, edhe paraprakisht edhe tani, për çka e falënderoj”, tha Petkov.
Varheji, nga ana tjetër, siç transmeton BGNES, vlerësoi se akoma nuk ka zgjidhje për kontestin dhe se kjo është shumë frustruese për BE-në, pasi nuk mund të vazhdojë procesi inkuadrues.
“Akoma e pres mbështetjen e Bullgarisë dhe jemi duke punuar në këtë çështje me të gjitha këto bisedime që i kam udhëhequr këtu në Sofje, ndërsa rregullisht edhe në Shkup, përfundimisht të sqarohet dhe përforcohet perspektiva evropiane për Maqedoninë e Veriut. Dëshirojmë ta shohim marrëveshjen të arrihet në qershor, prandaj në mëngjes takohem edhe me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, ndërsa do të takohem edhe me presidentin”, shtoi Varheji.