Kryeministri britanik, Keir Starmer ka reaguar ndaj sulmit që mbrëmë pas mesnate i bëri Izraeli, Iranit.
Ai ka thënë se Irani nuk duhet t’i përgjigjet sulmeve izraelite.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Samoa, Starmer tha: “Unë e kam të qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian dhe jam po aq i qartë se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje”.
“Irani nuk duhet të përgjigjet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të depërshkallëzuar situatën në të gjithë rajonin”.