Zëvendëskryeministrja njëherit, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka reaguar përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, i cili në reagimin e sotëm të tij rreth zhvillimeve në veri nuk dënoi fare sulmin që iu është bërë pjesëtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës.
Kryediplomatja kosovare në rrjetin social ‘Twiiter’ ka shkruar se deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.
“Çdo jetë ka rëndësi. Borrell gjithashtu duhet të dënoni të shtënat ndaj Policisë së Kosovës, e cila është duke e përmbushur detyrën e saj dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale”, tha ajo, raporton RTKlive.
Ndryshe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, reagoi sot për zhillimet në veri, por nuk dënoi sulmin ndaj policisë së Kosovë. Reagimi i tij vjen pasi njësiti i EULEX-it është sulmuar me shok-bomba në veri në afërsi të barrikadave në Rudar. “BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, e akteve kriminale në veri”, deklaroi Borrell në një postim në Twitter. “Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës”. Ai deklaroi se qetësia duhet të kthehet. “EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in”. Sipas Borrell, gjithë akterët duhet të evitojnë përshkallëzimin.