Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u takua sot në Moskë me Presidentin rus, Vladimir Putin . Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan dhe Putin diskutuan përpjekjet e fundit që synojnë t’i japin fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, pas bisedimeve ruso-ukrainase të 16 majit në Stamboll, si dhe çështje dypalëshe në sektorët ekonomikë dhe të energjisë.Ministri i jashtëm turk, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dy-ditore në kryeqytetin rus, më parë u takua me këshilltarin e Presidentit Putin, Vladimir Medinsky, i cili kryesoi delegacionin rus në bisedimet me Ukrainën në Stamboll.Axhenda e ministrit të Jashtëm turk për sot përfshin edhe takime me anëtarët e bordit drejtues të Këshillit të Biznesit Ruso-Turk dhe kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, Sergei Naryshkin.
Hakan Fidan pritet të takohet nesër, të martën, me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov .