Në një ceremoni të mbajtur në Korçë, është inauguruar godina e re e Konsullatës së Përgjithshme Greke, një ndërtesë me rëndësi historike dhe simbolike, ku dikur ka shërbyer poeti i njohur dhe fituesi i Çmimit Nobel, Jorgo Seferis.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, i cili përcolli mesazhe të forta për miqësi, respekt dhe bashkëjetesë mes dy popujve, shkruan A2 CNN.
“Politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin të kaluarës. Sot na bashkon një histori e përbashkët, vlera të përbashkëta dhe sidomos minoriteti grek, i cili është një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Ashtu siç do të shkruante Seferis, historitë e vjetra nuk i interesojnë njeriu”, është shprehur Gerapetritis.
Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm shqiptar e cilësoi ndërtimin e konsullatës si një akt që mishëron marrëdhëniet e reja mes dy vendeve, të bazuara në respekt dhe miqësi shekullore.
“Le të jemi brezi që ndërton një partneritet të vërtetë dhe të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia ka qene e mbetet partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Siç thoshte Seferis, Urat nuk ndërtohen me cute Por fjalë e kujtesë”, tha Hasani.
Në thelb të kësaj vizite dhe ceremonie u vendosën mesazhet e qarta politike: nuk ka më vend për retorika për ndarje apo ndryshim kufijsh, ndërsa minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë ura që lidhin të dy kombet drejt një të ardhmeje europiane të përbashkët.