4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryebashkiaku i Osakës kritikohet për deklarata seksiste /"Vetëm burrat të dalin për...

Kryebashkiaku i Osakës kritikohet për deklarata seksiste /”Vetëm burrat të dalin për të bërë pazaret”

Kryetari i qytetit të Osakas në Japoni, Ichiro Matsui është kritikuar nga qytetarët për shkak të një deklarate që dha gjati një konference për mediat në lidhje me koronavirusin dhe në veçanti për masat e bllokimit të vendosura pothuajse kudo në botë.
Në konferencën për mediat, Matsui tha se është më mirë që burrat të bëjnë pazaret në dyqane dhe supermakete se femrat.
Ai e shpjegoi idenë e tij me faktin se gratë kalojnë më shumë kohë për blerje, pasi ato janë më të interesuara dhe e vlerësojnë më shumë produktin që duan të marrin.
Kurse burrat, sipas atij, e marrin shpejt atë që u thuhet për të blerë për të vetmën arsye se ata nuk dëshirojnë gjatë të sorollaten nëpër supermarket, ndërsa në këtë mënyrë shmangin dhe kontaktet e ngushta me të tjerët.

Me pak fjalë, ai la të nënkuptojë se gratë do të rrezikonin më shumë se burrat të gjithë klientët e tjerë në supermarkete apo dyqane të ndryshme të qytetit, me arsyen se ato shpenzojnë më shumë kohë duke përzgjedhur produktet e tyre nga njëra stendë në tjetrën.
Dhe natyrisht fjalët e tij nuk kaluan pa u vënë re…
Shumë njerëz reaguan përmes rrjeteve sociale, por edhe në gazeta ndaj Matsuit, duke e akuzuar kryebashkiakun për seksizëm.
Ai u mundua të korrigjojë deklaratën e tij, duke u shprehur se ajo çfarë kishte thënë në konferencën për median, ndërsa u rekomandonte supermarketeve të kufizonin në hapësirat e brendshme numrin e klientëve, ishte diçka që ndodhte shpeshherë në familjen e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments