1.6 C
Tetovo
E premte, 17 Janar, 2025
BallinaLajmeKryebashkiaku i Linzit-Austri, mbështet ,vendosjen e ligjshmërisë në veri të Kosovës

Kryebashkiaku i Linzit-Austri, mbështet ,vendosjen e ligjshmërisë në veri të Kosovës

Kryebashkiaku i qytetit Linz të Austrisë, Klaus Luger, i ka dhënë mbështetje institucioneve të shtetit të Kosovës në lidhje me ligjshmërinë në veri të vendit.

Në një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti, Luger ka thënë se po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Po i ndjek me shumë shqetësim zhvillimet në Kosovë dhe mund t’ju siguroj se zhvillimi i mëtutjeshëm paqësor i vendit tuaj është i një rëndësie të madhe për Evropën. Agresioni nuk duhet të jetë më tutje një instrument i politikës ndërkombëtare. Është gjithashtu e rëndësishme për mua të shpreh mbështetjen time për lirimin e policëve të ndaluar në Serbi”, ka thënë Klaus Luger në letrën dërguar Kurtit, raporton Klankosova.tv.

Ai ka thënë më tej se nuk mund të jetë në frymën e një shteti modern të mos pranojë një rezultat zgjedhor dhe ta kundërshtojë atë me veprime të dyshimta.

Prandaj, tha ai, “unë vetëm mund të mbështes thirrjen tuaj për kthimin e sundimit të ligjit në ato zona që banohen me shumicë serbe dhe ku kryetarët kosovarë tani duan t’u shërbejnë qyteteve”.

Në fund, ai tha se Kurti e ka mbështetjen e tij “dhe dëshiroj t’ju siguroj edhe një herë se mirëqenia e popullit të Kosovës është një çështje shumë e rëndësishme për mua”.

“Jam i bindur se një bashkëjetesë paqësore do të jetë një moment historik i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tuaj”, theksoi në letrën e tij kryetari i Bashkisë të Linzit, Klaus Luger. /Klankosova.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments