PARALAJMËROHEN PROTESTA OSE PADI NDAJ EVN-së
Për të dytën javë me rradhë banorët e fshatit Krushopek po përballen me mungesë të energjisë elektrike, ndonjëherë vjen vetëm 10 minuta, pastaj përsëri ndërpritet duke lënë të prishura shumë aparate të amvisërisë. Banorët kërkojnë të zgjidhet kjo çështje, në të kundërtën do të detyrohen që të bllokojnë rrugët ose të padisin EVN-në. Thonë se janë pagues të rregullt të faturave dhe nuk është faji I tyre nëse ka amvisëri të tjera që nuk paguajnë.
BANOR
Vetë jam mësimdhënës te shkolla fillore këtu, nxënësit në shkollë vijnë të papërgatitur, arsyeja dihet, dita tash është dimër, është e shkurtër, nata e gjatë, nxënësit nuk kanë kohë kur të përgatiten, poashtu edhe shkollat e mesme, studentët nuk kanë kohë kur të përgatisin provimet dhe kollogfiumet. Ne nuk duam të marrim masa tjera më radikale, për arsye se dëshirojmë ta zgjidhim problemin në mënyrë më njerëzore. I lusim EVN-në le të vijnë që të mos marrim masa tjera të bllokojmë rrugët, të bllokojmë rrugën Tetovë- Shkup, ose mund edhe t’I padisim, ja për shembull edhe unë jam ndër ata që I paguajnë rregullisht faturat.
BANOR
“ Kemi nipa mbesa janë krejt me shkollime, tash krejt me internet, ndalet rryma s’ka internet, ne jemi duke shkuar si në shekullin 18, jo 21 Aparatet që I kemi nëpër shtëpi qe 2 javë ditë nga 10 min rrymë kemi… ”
BANOR
“ Kur vjen rryma, e gjithë teknika ndizet menjëherë edhe nuk e mban. Na janë prish frigoriferët, katastrofë.Ka shtëpi që janë me pleq, ka shtëpi që janë me fëmijë, kjo është katastrofë, nata e gjatë, ka njerëz që si kan kushtet, edhe plus është temperatura, por kur të bëhen minus, çfarë do të bëhet kështu, ta harrojmë energjinë, të dalim me banesa, nuk e di si do të jetojmë kështu.
NXËNËS
“Jemi në mëngjes në ora shtatë dhe kur të kthehemi në mbrëmje nuk kemi as një kusht për me msu, errësirë. Duhet të zgjidhet ky problem, ose ose duhet të bëjmë protesta siç thonë edhe fshatarët.“
Ndërsa njëri nga banorët, njohës i çështjeve elektrike tha se për shkak të tensionit të ulët në trafostacion përveç problemeve me energjinë, rritet edhe shuma e pagesës së faturave të tyre.
BANOR
“Unë jam njohës I energjisë elektrike, autoritetet çfarë bëjnë, e zbresin tensionin në 170-180 volt, e tash siguresa në trafo është 200 amper, kur e zbresin tensionin, amperazha në trafo rritet në 250 dhe pastaj digjet siguresa në trafo. Jo që ne e vjedhim, po ato na e vjedhin neve rrymën elektrike. Prandaj nuk kemi rrymë elektrike… Këtë unë e mati çdo ditë rrymën. Tash do ta kishim mat, por tash nuk ka rrymë. Ndonjëherë bien në 150 , çfarë mund të bëjnë me 150 Vat aparatet shtëpiake. Ajo duhet me qenë 220 deri 250. Me instrument e masim çdo ditë. “
BANOR
“Për shembull, për me bë një çaj, bëhet për 15 min, kur është 150 duhet me shku me tepër, atëherë domethënë se ne paguajmë më tepër se sa ata na furnizojnë”
Problemi me mungesën e energjisë elektrike nuk është vetëm këtë vit, me këtë problem banorët thonë se ballafaqohen tashmë disa vite me rradhë, sidomos në stinën e dimrit. Disa nga banorët kanë filluar të gjejnë zgjidhje afatshkurte, ata tashmë kanë filluar të pajisen me agregatë./KlanMacedonia/