6.1 C
Tetovo
E enjte, 12 Shkurt, 2026
BallinaLajmeKRRE: Bislimovski dha dorëheqje

KRRE: Bislimovski dha dorëheqje

Po jep dorëheqje kryetari i Komisionit Rregullator për Energjitikë, Marko Bislimovski. Ai këtë mëngjes me një letër e ka informuar kryetarin e Kuvendit se tërhiqet nga funksioni në të cilin ishte zgjedhur për herë të parë në qershor 2018. Në dorëheqje, Bislimovski nuk jep arsyet për tërheqjen. Dorëheqjen e tij e kanë konfirmuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

“Sipas Ligjit për Energjetikën dhe Statutit të KRRE-së, deri në momentin kur të merret vendim për ndërprerjen e funksionit të kryetarit të KRRE-së, Bislimovski do ta ushtrojë funksionin. KRRE do të vazhdojë të funksionojë dhe t’i kryejë kompetencat dhe obligimet që i ka në përputhje me Ligjin për Energjetikën. Të punësuarit dhe anëtarët e KRrE-së publikisht e falënderojnë kryetarin Marko Bislimovski për bashkëpunimin shumëvjeçar.”, thuhet në njoftimin e KRRE-së.

Mandati i dytë pesëvjeçar i Bislimovskit do të përfundonte në qershor të vitit 2028.  Para dy javësh, Policia Financiare ngriti kallëzim penal kundër tij për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, për shkak se nuk kishte vepruar në përputhje me Ligjin për Energjetikë dhe nuk ia kishte hequr me kohë licencën kompanisë “Triterol Petrol” Shkup, edhe pse ajo nuk i plotësonte kushtet për tregti me derivate të naftës.

Bislimovski në atë kohë deklaroi se do t’u dorëzojë institucioneve kompetente të gjitha informacionet që posedon, për të dëshmuar se në procedurën për heqjen e licencës së kompanisë nuk është bërë asnjë shkelje e rregullativës ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments