www.telegrami.mk
lajmi interaktiv
Butel -Shkup një lagje e pëlqyer e ish ministrave,ish drejtorëvë,ish ambasadorëve ,dhe ekspertëve tjerë ,kohëve tëfundit komentohen këto shtëpi si ato nëVodno të bllokut maqedonas…përplasje pati ndërmjet Bujar Osmanit dhe Izet Mexhitit në kampanjën për kandidatura për kryetar komunash në Çair
po ashtu edhe Antonio Milloshovski nga VMRO -DPMNE me datë 19.09.2017 e akuzoi Izet Mexhitin ,tash janë në koalicion
Dy prona në Komunën e Butelit dyshohet të jenë të ish Avokatit të Shtetit, Fehmi Stafa por që të njëjtat nuk i ka deklaruar, përtësisht i ka në emër të familjarëve. Parcela me numër 288/1 dhe 2854 në rrugën Drimkol rezultojnë në emrat Betim Stafa dhe Ferdese Stafa. Burime të Alsat në rrethana jo zyrtare bëjnë të ditur se dy emrat e lartpërmendur janë i biri i Fehmi Stafës dhe e ëma.Në listën e fundit anketuese në cilësinë e Avokatit të Shtetit, Stafa nuk ka paraqitur dy pronat, përkatësisht shtëpitë në lagjet elitare të Butelit me vlerë afër 1 milion euro. Kjo bie ndesh me nenin 395-a nga Kodi Penal, ku mos paraqitja e pasurisë nga personat zyrtarë ose manipulimi me fletën anketuese para, gjatë funksionit dhe pas shkarkimit ose përfundimit të mandatit paraqet vepër penale.
“Veprimtaria në kundërshtim me dispozitat ligjore për deklarimin e pasurisë dënohet me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet, duke përfshi edhe gjobë”, thuhet në Kodin Penal, neni 395-a.
======================================================================
Nga ajo që po përflitet nga gazetarët e bllokut maqedonas në vitin 2026 do të duhet të fillojë të vlejë Ligji për Përdorimin e Gjuhës Maqedonase i cili me datë 06.02.2024 ka hy në fuqi dhe domeret me këtëligj Inspektoriat për përdorimin të standardizuar të gjuhës maqedone në kuadër të Ministrisë së kulturës ndaj siç thonë nënçmimit të gjuhës shtetërore në mbishkrimet e shitoreve lokaleve etj posaçërisht në Pollog ,dënimet do variojnë nga personat fizik në persona juridik fillimi është 1.500 euro.


=======================================
www.telegrami.mk
Mesut Shabani

