27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajme“Kroacia paditë Serbinë për gjenocidin në Kosovë”/ Vjen paralajmërimi: Kështu do të...

“Kroacia paditë Serbinë për gjenocidin në Kosovë”/ Vjen paralajmërimi: Kështu do të veprojë tani Vuçiq

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Rezoluta e cila u bashkësponsorizua nga Gjermania dhe Ruanda, u miratua me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

E miratimin e kësaj rezolute po e quan ngjarje të jashtëzakonshme profesori dhe doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi.

“Votimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të rezolutës për të caktuar 11 korrikun si ditë përkujtimore në shkallë botërore të gjenocidit serb në Srebrenicës është ngjarje e jashtëzakonshme dhe e dobishme në funksion të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe drejtësisë në Evropë e sidomos në rajonin tonë. Masakra e Srebrenicës tashmë do të jetë zyrtarisht një ngjarje e dënuar në shkallë planetare. Për këtë rezolutë votuan 83 vende anëtare të OKB-së dhe vetëm 19 votuan kundër saj. Abstenimet janë abstenime dhe nuk llogaritën as për variantin pro as për atë kundër”, shprehet Bytyçi.

Ai thotë se Serbia pësoi një fiasko të plotë me miratimin e kësaj rezolute nga OKB.

“Është domethënëse numri i madh i vendeve që votuan pro kësaj rezolute. Ndërsa vendet që abstenuan e bënë këtë thjesht për të mos prishur raportet me Serbinë. Nuk abstenuan se nuk janë të vetëdijshëm për faktin se Srebrenica ishte një masakër gjenocidiale. Kjo do të thotë se politika e jashtme e Serbisë pësoi një fiasko. Megjithatë ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq thoshte sot se “ne jemi krenar për rezistencën që po bëjmë“! I thonë një fjale „Krenarë, por të dhjerë“! Kështu ishin sot në Nju Jork liderët politikë dhe diplomatët e Beogradit të kryesuar nga Aleksandër Vuçiq. Presidenti serb ishte veshur me një bluze me flamurin e Serbisë. Si për ta dëshmuar atë që nuk e thotë hapur rezoluta se „Genocidisti jam unë, është shteti serb, është kombi serb“! Sepse në fund të fundit flamuri përfaqëson shtetin, kombin dhe vetë kryetarin e shtetit”, deklaron profesor Bytyçi për “Bota sot”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments