-1.5 C
Tetovo
E enjte, 20 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKriza politike në Serbi, Vuçiçi përjashton skenarin e një qeverie të përkohshme

Kriza politike në Serbi, Vuçiçi përjashton skenarin e një qeverie të përkohshme

Aleksandër Vuçiç hedh poshtë mundësinë e një qeverie të përkohshme të përbërë edhe nga elementë të tjerë të politikës.

Në kulmin e krizës që vendi po kalon prej 3 muajsh për shkak të protestave të studentëve dhe shoqërisë civile, Vuçiç përjashton kështu mundësine e futjes së aktorëve të tjerë politikë në qeverinë e re që pritet të formohet pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Vuçeviç.

Presidenti serb ishte në një vizitë zyrtare ku u pyet edhe për momentin që po kalon Serbia, nga ku tha se qeverinë mund ta formojnë vetëm ata që fitojnë zgjedhjet.

Ish-kryeministri Vuçeviç dha dorëheqjen pas zemëratës që u përkthye në protesta masiv në mbarë vendin të cilat akuzojnë partinë përparimtare serbe të Vuçic për korrupsion dhe paaftësi.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviç, presidenti serb Vuçiç tha se duhet formuar një qeveri e re përndryshe vendi shkon në zgjedhjet e parakohhshme në muajin prill. Ndërkohë, ende nuk ka sinjale apo indicie konkrete për qeverinë e re.

Vuçic situatën në serbi me protestat e ka lidhur edhe me ndikime të huaja, të cilat sipas tij kanë kërkuar të bëjnë një revolucion me ngjyra të ngjashëm me ato në vendet e lindjes ku janë rrëzuar regjime të mëparshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments