0.3 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaTeknologjiKriza nga korona: Volkswagen heq dorë nga fabrika e tij në Turqi

Kriza nga korona: Volkswagen heq dorë nga fabrika e tij në Turqi

Prodhuesi i makinave gjermane Volkswagen njoftoi sot se po heq dorë nga ndërtimi i një fabrike në Turqi për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Vendimi është rezultat i “një kolapsi të kërkesës globale për makina të shkaktuara nga kriza e koronës”, tha VW.

Kompania synon të ndërtojë një fabrikë në provincën Manisi në Turqinë perëndimore dhe tashmë ka krijuar një degë e cila është e regjistruar në gjykatën tregtare lokale me një kapital të regjistruar prej rreth 164 milion dollarë.

Fabrika duhej të prodhonte deri në 300,000 makina në vit, duke krijuar 4,000 vende të reja pune në rajon, por pandemia prishi planet.

Në kontekstin e sotëm, krijimi i kapaciteteve të reja nuk është i nevojshëm, tha një zëdhënës i VW. Të gjitha projektet e planifikuara në lidhje me automjetet do të zbatohen në objektet brenda rrjetit ekzistues VW, shtoi ai.

Ndërtimi i fabrikës në Turqi u ndal së pari në tetor 2019 për shkak të ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Sirinë fqinje, e cila solli kritika të shumta për qeverinë e Ankarasë në kurriz të shkeljeve të të drejtave të njeriut,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments