www.telegrami.mk
Lajmi interaktiv
Zëvendës kryeministri Arben Fetai doli në ZOOM të TVM2 me ton fitimtar, duke paralajmëruar “zgjerim të shumicës parlamentare”. Por pas kësaj retorike fshihet paniku i qartë i një pushteti që po i rrëshqasin numrat nga duart.
Deklaratat për bisedime me “deputetë të pakënaqur” nga BDI, krahu i Selës dhe njerëzit e Taravarit, tregojnë jo forcë – por nevojë urgjente për të mbajtur frymën gjallë. Në vend që shumica të qetësojë situatën, Fetai tregon se janë në gjueti deputetësh në çdo cep të skenës politike.
Shpallja e AKI-së si “e shpartalluar dhe në depresion” është vetëm përpjekje për të zhvendosur vëmendjen, ndërsa realiteti është se pikërisht qeveria e re po jep shenja nervozizmi të brendshëm.
Shumica e Fetait mund të fluturojë me deklarata, por realiteti politik tokësor po tregon se fluturimi bëhet çdo ditë e më pa krahë.
Fetai po e sheh veten si “arkitekt” të një shumice të re, por realiteti është shumë më brutal:
Kur një qeveri nis të kërkojë deputetë të pakënaqur majtas-djathtas për të mbajtur numrat, kjo nuk flet për fuqi – flet për panik të brendshëm. Njerëzit e Selës të “larguar”, një pjesë e BDI-së “të pakënaqur”, Taravari që ka mbaruar mandatin politik – këto nuk janë aleanca, janë copëza të shpërndara që gjithkush po i sheh si mundësi për pazare të momentit.
Fetai e paraqet si periudhë “intensive”, por intensive është vetëm lëvizja për të kapur kushdo që mund të japë një votë që i shpëton shumicës nga rrëmuja.
Deklarata për AKI-në “të shpartalluar dhe në depresion” është thikë e drejtëpërdrejtë ndaj qeverisjes së mëparshme – por kjo retorikë nuk e fsheh dot faktin që kur një pushtet nis të merret me shërbime sekrete publikisht, zakonisht ka krizë brenda vetes, jo siguri.
Në pak fjalë:
Fetai fluturon me retorikë, por realiteti është se shumica fluturon pa krahë – dhe po kërkon këdo që i jep një shtytje për të mos rënë.
================================================================
Lajmi aktiv që qarkullon
===============================
Mesut Shabani Tetovë

