8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKritika për mësimin online! Inspektorati s’i ka verifikuar lëshimet, janë në vetëizolim

Kritika për mësimin online! Inspektorati s’i ka verifikuar lëshimet, janë në vetëizolim

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot ka dalë me një sërë kritika për mënyrën se si në Maqedoninë e Veriut është realizuar mësimi në distancë. Ata hedhin dyshime në realizimin autentik të mësimit, për shkak se shumica e aparaturave që përdoren janë donacion i kompanive private, ndërkaq thonë se janë kundër edhe testimit online. Sipas tyre, mësimi në distancë është edhe diskriminues.

“Situata është larg nga idealja. Përderisa institucionet arsimore private vetëm se kishin në përdorim platforma online për të dhënë kurse mësimore para krizës, në institucione publike të arsimit të mesëm këto forma nuk përdoreshin ose jo në të njëjtën masë. Mbylljet e shkollave janë duke e thelluar pabarazinë dhe do të lenë pasoja afatgjate. Më të prekur janë ata që jetojnë në vende rurale dhe që janë me nevoja të veçanta”, tha Blendi Hodai, UNSHM.

Se situata me mësimin online nuk është ideale , kanë vlerësuar edhe nga Inspektorati i Arsimit. Por për TV21 nga ky institucion i cili është përgjegjës për të mbikëqyrur mënyrën e realizimit të procesit arsimor thanë se ka raste që mësimi online nuk është realizuar në masën e duhur.

“Gjeneralisht mësimi në distancë është realizuar mirë, por ka raste që ka pasur lëshime. Normalisht se ne të gjitha këto i kemi evidentuar, por gjatë kësaj jave është dashur të verifikohen këto inspektime. Pasi të verifikohen inspektimet, ne do të përpilojmë edhe procesverbal për çfarë do të sjellim përfundime”, tha Inspektorati i Arsimit.

Inspektimet është dashur Inspektorati t’i fillojë nga kjo javë, por kjo nuk do të ndodhë për shkak se një pjesë e kuadrit është në izolim ngaqë dy të punësuar nga administrata janë pozitiv në Kovid-19. Derisa nuk përpilohet pasqyra epidemiologjike, inspektorët nuk do të mund të realizojnë inspektime në terren.

Nga ana tjetër, që kur u mbyllën shkollat në vend, mësimi është realizuar nga distanca, por duke përdorur platforma të ndryshme online, pasi në vendin tonë nuk kemi një platformë të unifikuar. Në vendin tonë viti shkollor është përfunduar ndërkaq notimi i nxënësve si në arsimin fillor dhe atë të mesëm është realizuar në distancë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments