FAO: ÇMIMI I USHQIMEVE ËSHTË RRITUR PËR 20%
Duke marrë parasysh luftën në Ukrainë, e cila është importuesi I tretë I drithit në botë, njohësit paralajmërojnë se nëse zgjat konflikti, mund të ketë ndikim edhe ndaj importit të drithit. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në vendin tonë, buka tashmë është shtrenjtuar për 11%.
Lidhur me çmimin e bukës, përmes një statusi në Facebook, Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se disa nga marketet e mbajnë çmimin e bukës nga 25 deri në 27 denarë, duke ftuar të tjerët ta ndjekin këtë shembull, kurse sipas tij, Qeveria po përgatit masa për zbutjen e krizës.
Rritja e çmimeve të vajit, qumështit dhe prodhimeve të qumështit, kanë rritur çmimet e ushqimeve në nivel botëror për 24.1%. Kjo është rritja më e madhe e çmimeve prej se Agjencia për Ushqime e OKB-së I ndjek çmimet.
Çmimi me pakicë I vajit në Maqedoninë e Veriut brenda një viti është rritur për 23.8%, me çka 900 mililitra vaji I lulediellit tashmë kushton mbi 100 denarë, kurse vaji I ullirit është trefishtë më I shtrenjtë.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Ushqim të OKB-së, në të ardhmen pritet rritje edhe më e madhe të çmimeve për shkak se Ukraina dhe Rusia në tregun botëror të luledielllit marrin pjesë me 80%. /KlanMacedonia/