7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKreshnik Bekteshi: Arsimi i mesëm i obligueshëm, i dëmshëm për ekonominë e...

Kreshnik Bekteshi: Arsimi i mesëm i obligueshëm, i dëmshëm për ekonominë e vendit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili ishte folës në panelin me temë “Roli i ndërtimit në zhvillimin ekonomik të vendit” në kuadër të Konferencës për infrastrukturë rrugore, ku pjesë e panelit dhe të pranishëm ishin edhe profesorë universitarë, theksoi se vërtet duhet të mendojmë seriozisht në interes të ekonomisë, nëse arsimi i mesëm duhet të jetë i obligueshëm në vendin tonë.

“Duhet të themi sinqerisht se ne të gjithë përballemi me të njëjtat probleme dhe duhet të fillojmë realisht të bëjmë një përzgjedhje që do të përfitojë ekonomiа në tërësi. Flasim për papunësi prej 13 ose 14%, nëse shikoni strukturën e të papunëve, do të vini re se janë shifra fiktive, vetëm nëse e shikoni strukturën pa u futur në detaje, kurse e gjithë ekonomia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, mos të flasim edhe se sa të kualifikuar dhe të gatshëm janë për të hyrë në tregun e punës në vendin tonë” – tha Bekteshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments