Ministri i drejtësisë Krenar Lloga i cili njëherit është edhe sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët pëmres një postimi ka akuzuar kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravarin se ka marë premtime nga VMRO-DPMNE që do të ketë ndryshime ligjore për të mos patur zgjedhje të parakohshme në komunën e Gostivarit nëse Taravari bëhet ministër i shëndetësisë, shkruan Top24
Lloga më tej ka akuzuar Taravrin se për shkak të preferencës së VMRO-DPMNE-së, profesori Namik Durmishi nuk do të mund të jetë në krye të komunës dhe të njejtit do ti kërkohet të tërhiqet.
E vërteta e moralistëve të rrejshëm është se ata do të tërhiqen nga të qenurit kryetar komune pasi VMRO-DPMNE u ka premtuar ndryshime ligjore. Me çka, për pak ditë, do të ndryshohet ligji dhe në vend të zgjedhjeve të parakohshme në nivel komunal, do të kemi ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale. Deklarimet ndryshe janë veç për PR dhe mashtrim të bashkëpunëtorëve.
Do të shohim edhe një herë që profesorë si Namik Durmishi, zv.kryetar komune, që edhe i takon të drejtojë Komunën e Gostivarit do t’i kërkohet të tërhiqet pasi nuk është i përshtatshëm për VMRO-në.
*Jo be shoc, nuk është e vërtetë/fantashkencë