4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKrenar Lloga-Tiganj: Kroacia përmes përvojave të saj, do ta ndihmojë procesin eurointegrues...

Krenar Lloga-Tiganj: Kroacia përmes përvojave të saj, do ta ndihmojë procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga realizoi  takim me Ambasadoren Kroate në vend, E.D. Nives Tiganj, ku u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve duke inicuar përpjekje të përbashkëta për realizimin e projekteve përmes të cilave do të përçohen njohuri dhe aftësi për praktikat evropiane dhe aftësitë e Republikës së Kroacisë.

Forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e drejtësisë si dhe ngritja e kapaciteteve për zhvillimin e negociatave për kapitullin 23, “Drejtësia dhe të drejtat themelore”, ishin temat kryesore që u diskutuan nga Lloga dhe Tiganj, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

 Ministri  Lloga tha se Kroacia është një shembull i mirë për t’u ndjekur në përmbushjen e detyrave konkrete në drejtësi për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. 

Kapitulli 23 është një nga kapitujt më të gjerë dhe më kompleks, shpejtësia dhe kohëzgjatja e negociatave në këtë fushë do të ndikojë drejtpërdrejtë në procesin e negociatave. Për këtë, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga njoftoi se në muajt në vijim do të organizohet një punëtori e përbashkët ku një ekip ekspertësh nga Kroacia do të transferojnë tek ne njohuritë, përvojën dhe aftësitë e tyre. Do t’i dërgohet ftesë edhe Ministrit Kroat të Drejtësisë dhe Administratës Ivan Malenica për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja e Kroacisë në vendin tonë, Nives Tiganj,  falenderoi Llogën për takimin e sotëm, i uroi suksese në punë dhe në detyrën e re. Shprehu gjithashtu,  shpresën se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Tiganj theksoi se Kroacia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë çështje të hapura dhe të dyja vendet kanë realizuar një numër të madh projektesh të përbashkëta.  Ambasadorja i bëri ftesë  Ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga për të vizituar Kroacinë dhe për të marrë pjesë në Konferencën kushtuar sigurisë kibernetike. Lloga dhe Tiganj diskutuan gjithashtu për agjendën legjislative, situatën në burgje, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe skriningut, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments