31.4 C
Tetovo
E diel, 10 Gusht, 2025
BallinaLajmeKrenar Lloga: Refuzimi i gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese, shkelje e rendit...

Krenar Lloga: Refuzimi i gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese, shkelje e rendit kushtetues (DOKUMENT)

Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, Krenar Lloga, sot përmes rrjeteve sociale, ka shkruar lidhur me refuzimin e përdorimit të shqipes nga Gjykata Kushtetuese. Sipas Llogës, qasja e Gjykatës Kushtetuese ndaj gjuhës shqipe, është është e bazuar në mentalitet diskriminues institucional, ku 10 herë me radhë Gjykata Kushtetuese përgjigjet vetëm në një gjuhë, ndërsa shpërfillet gjuha shqipe.

Postimi i plotë i Krenar Llogës:

Refuzimi i përdorimit të gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese nuk është thjesht shkelje ligji, është shkelje flagrante e vet rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, i mbështetur nga Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit, është i detyrueshëm për të gjitha institucionet, përfshirë edhe këtë organ të lartë. Kur unë si qytetar paraqes kërkesë në gjuhën shqipe, nuk po kërkojë privilegj, pot ushtroj një të drejtë themelore të garantuar me ligj.

Fakti që 10 herë me radhë Gjykata Kushtetuese po më përgjigjet vetëm në një gjuhë, duke shpërfillur gjuhën shqipe, dëshmon për një mentalitet institucional diskriminues dhe përbuzës ndaj gjysmës së popullsisë së vendit. Kjo nuk është thjesht neglizhencë, kjo është sfidim i hapur i ligjit, arrogancë politike dhe qasje albanafobike.

Një organ që duhet të jetë garant i kushtetutshmërisë dhe i barazisë po e përdor autoritetin e vet për të përforcuar pabarazinë dhe për të dërguar mesazhin se ligji vlen selektivisht. Nëse vetë “rojet” e Kushtetutës e shkelin atë, atëherë shteti ligjor rrënohet nga themelet.

Ne, qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nuk mund të pranojmë që të drejtat tona gjuhësore të kthehen në dekor për propagandë ndërkombëtare, ndërsa brenda vendit ato të trajtohen si pengesë administrative. Ky standard i dyfishtë është i papranueshëm.

Është koha për ndërhyrje të menjëhershme, qoftë nga Kuvendi, qoftë nga faktori ndërkombëtar, sepse shkelja e ligjit nga Gjykata Kushtetuese është goditja më e rëndë që mund t’i bëhet demokracisë në këtë vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments