18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeKrenar Lloga poston në facebook – Donacion me mjete shkollore dhe veshmbathje,...

Krenar Lloga poston në facebook – Donacion me mjete shkollore dhe veshmbathje, në pesë shkolla fillore në Haraçinë

Donacion me mjete shkollore dhe veshmbathje, në pesë shkolla fillore në Haraçinë

Pajisjet e konfiskuara në procedurat gjyqësore tani e tutje do të përfundojnë aty ku ka nevojë. Pas veprimeve të kryera paraprakisht, këqyrjes së sendeve të sekuestruara dhe marrjes së vendimit për bartjen e sendeve të luajtshme, Komuna e Haraçinës ka pranuar donacion prej 2020 komplete me pajisje shkollore dhe veshmbathje për nxënësit e pesë shkollave fillore.

Donacioni është realizuar me iniciativë të drejtorit të Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, Driton Nebiu. Në dorëzimin e tyre morën pjesë Ministri i Drejtësisë Krenar Loga, deputeti Elmi Aziri, ndihmës drejtori i Administratës Doganore Semir Musa, kryetari i degës, Skender Isufi. Aksioni u realizua në koordinim me Kryetarin e Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, drejtorin e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Azam Aki dhe arsimtarin Ekrem Saliu.

Donacione të tilla të ngjashme do të bëhen në periudhën e ardhshme, në disa objekte shëndetësore dhe arsimore në të gjithë vendin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments