Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenad Lloga, i ftuar në emisionin On Time në TV Koha tha se VLEN i është vardisur gjatë gjithë kohës VMRO-së dhe Lloga thotë se e kanë bërë edhe pas zgjedhjeve duke dëshmuar teorinë e famshme që “hajduti thotë kapni hajdutin”, shkruan in7.tv.
“Nuk ka ndodhur në historinë e Maqedonisë që të ulet më një përfaqësues politik maqedonas pa e fituar ai mandatin. Ju vjen para jush pamjet e liderëve politik të VLEN bashkë me Hiristijan Mickoskin në selinë e tyre në Shkup dhe fotografi të tjera të cilat kanë treguar se ne do të jemi qeveri. Në fakt, kjo vardisje e tyre ka qenë më shumë se dy javë dhe pas zgjedhjeve ku kanë treguar se në do të jemi në Qeveri, ne do të na marrin më Qeveri pa pasur asnjë mandat as Mickoski por as VLEN. Ky vokabular veç se dëshmona të teorinë e famshme që “hajduti thotë kapni hajdutin” që edhe në këtë rast këto që vardisen u thonë të tjerëve që pse po vardiseni”, tha Lloga.