23.9 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeKrenar Lloga, Mickoskit: Fati i juaj që të bëheni kryeministër që nga...

Krenar Lloga, Mickoskit: Fati i juaj që të bëheni kryeministër që nga viti 2020 ishte midis Zajasit dhe Reçicës së Vogël

Lloga thotë se përgjegjësia e tij është e kufizuar pasi që si ministër ka shërbyer prej 1 marsit të vitit të kaluar, ndërkaq në ministri kanë qenë të punësuar pikërisht kuadro të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Lloga shton se sistemi gjyqësor ende nuk mund të ngrihet në këmbë për shkak të Gruevskit, i cili sipas tij, Mickoskin e ka bërë kryetar të VMRO-DPMNE-së.

“Fati i juaj që të bëheni kryeministër që nga viti 2020 ishte midis Zajasit dhe Reçicës së Vogël, ndonjëherë edhe selia juaj ishte aty, prinë e ngrirë para gjykatës. Ndoshta edhe kishit të drejtë, por atëherë fati, sipas njerëzve tuaj, varej në ato koordinata.

Unë jam përgjegjës për Ministrinë e Drejtësisë që nga data 01.03.2023 dhe përgjegjësia ime është e kufizuar për shkak të faktit që të gjithë ata kuadro me të cilët ju po spininoni, janë të punësuar si pjesë e qeverisjes tuaj nga viti 2006 deri më 2017, disa nga “tefterçja” e Gordes, disa nga gjyqësori “svarovski” të cilin ju e ndërtuat për më shumë se një dekadë.Dhe në fund, sistemi gjyqësor ende nuk mund të ngrihet në këmbë për shkak të njeriut për të cilin ju shërbyet si Sekretar i përgjithshëm, respektivisht njeriut që ju zgjodhi të bëheni kryetar i OBRM-PDUKM. Edhe 1 miliard euro nga ai do t’ju vijë, dhe vizita e parë zyrtare do të jetë nga ana e kujdestari i tij”, ka shkruar Lloga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments