10.8 C
Tetovo
E diel, 25 Maj, 2025
BallinaLajmeKrenar Lloga: Kjo qeveri është anti-shqiptare

Krenar Lloga: Kjo qeveri është anti-shqiptare

Krenar Lloga na Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, i është përgjigjur deklaratave të Izet Mexhitit, i cili tha se do të ketë lëvizje të mëdha në brenda Frontit Europian.

Lloga në një postim në Facebook në mënyrë tërthorazi thotë se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së Hristijan Mickoskit.

“Nëse dikush nga njëra palë, ose tjetra, ka parë ëndrrën e gomarit (me ujkun) se: do të na ftojë për të na bërë si vetja dhe për të marrë nga kombëtarizmi dhe morali i fituesit të zgjedhjeve — është mendjelehtë, thënë më butë. ose nëse dikush del për të bërë një “dush patrioti” dhe shfajësimi, dhe në të njëjtën kohë të na parashkruajë me Mickon rrugën tonë — thjesht nuk na ka njohur ose na ka ngatërruar me veten. Kjo qeveri është antishqiptare. Pikë. Ajdeni në një front të përbashkët shqiptarësh”, ka shkruar Lloga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments