20.4 C
Tetovo
E martë, 9 Shtator, 2025
BallinaLajmeKremtimi i “Betejës së Selanikut”, nga ministrja serbe me praninë edhe të...

Kremtimi i “Betejës së Selanikut”, nga ministrja serbe me praninë edhe të Stoillkoviqit në mes të Manastirit shkakton reagime

Manifestimi “vëllazëror” në qytetin e Manastirit ku krerë të lartë shtetëror të Serbisë por edhe Maqedonisë së Veriut, shënuan ditën historike të serbëve, “Betejën e Selanikut”, ka shkaktuar reagime, shkruan Alsat.

Manifestimi u organizua nga ministrja për Politikë Sociale të Serbisë, Milica Gjurgjeviç por prezent ishte edhe zv.kryeministri, Ivan Stoillkoviq.

Në fjalimin e saj, Gjurgjeviç thotë se maqedonasit dhe serbët, kanë të kaluar dhe të ardhme të përbashkët. Këto deklarata u cilësuan si akt provokues nga opozita shqiptare. Akuzojnë se Qeveria po bashkëpunon në heshtje për projektin e “Botës serbe”.

“Dje me videon që e pamë të gjithë, vërtetë u kaluan të gjitha vijat e kuqe, mirëpo ishte vetëm reflektim i asaj që ne po flasim më shumë se një vit e gjysmë, se Maqedonia e Veriut, ka hyrë thellë në kthetrat e botës serbe. Ka nisur kjo me vendimin të emërohet Stoillkoviq për zv kryeministër për Marrëveshjen e Ohrit dhe në këtë mënyrë, të kap elementet më të rëndësishme të sistemit. Filloi me raportin e Parlamentit Evropian, ku 461 deputetë të PE-së, votuan rezolutë ku thonë se Maqedonia është futur thellë në ndikimin e botës serbe”, tha Bujar Osmani – AKI.

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, thotë se për ngjarjen është njoftuar nga mediat. Sipas tij  serbët nuk mund të tjetërsohen, por duhet të reformohen.

“Është një aktivitet kulturor, ne serbët nuk mund t’i tjetërsojmë, ato janë serbë. Kanë bërë thjeshtë një vizitë të aktivitetit kulturor. Unë si zv.kryeministër nuk kam dalë t’i pres, prej juve mediave e kam dëgjuar që ka ardhur një ministër në aktivitet kulturor për dallim nga ministri i punëve të jashtme që ia mundësoi vizitën e vetme dhe të parën në Europë ministrit Llavrov. Kur asnjë shtet në Europë nuk donte ta pranonte Llavrovin, ishin BDI-ja dhe z.Osmani që me krejt nishanet e pritën në Shkup dhe ia mundësuan që Llavrovi të shkel Europën”, theksoi Izet Mexhiti – VLEN.

Në Manastir u vendos pllakë përkujtimore për nënkolonelin e ushtrisë serbe, vojvodën Voin Popoviq, i njohur si Vojvoda Vuk. Ai në vitin 1916 kishte marrë pjesë në pushtimin e trojeve shqiptare./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments